Tech

Bashkimi Evropian lë në fuqi rregulloren që heq tarifat roaming

 

Konsumatorët evropianë nuk janë shqetësuar më tarifat roaming që prej 2017-s kur vendet e Bashkimit Evropian vendosën të heqin tarifat për thirrjet, mesazhet dhe internetin, shkruan Bloomberg.

Rregullorja e heqjes së tarifave roaming duhej të skadonte më 1 korrik, por BE-ja ka vendosur ta shtyjë edhe për një dekadë. Konsumatorët evropianë do të shmangin tarifat ekstra kur udhëtojnë në një prej 27 vendeve të bllokut.