Tech

Trumpi dha dorëheqje nga kompania e tij mediatike dhe teknologjike

 

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u dorëhoq si drejtor nga bordi i Trump Media & Technology Group (TMTG) muajin e kaluar, treguan dokumentet shtetërore, javë përpara se kompanisë t'i dërgohej fletëthirrje nga autoritetet federale, shkruan Reuters.

Dokumenti nga Divizioni i Korporatave i Departamentit të Shtetit të Floridës, i datës 8 qershor, tregoi gjithashtu se Donald Trump Jr dhe Kashyap Patel u hoqën si drejtorë.