Tech

Facebooku provon diçka të re, lejon që në një llogari të jenë pesë profile të ndryshme

 

Facebooku do të lejojë disa përdorues të kenë disa profile si pjesë e një testi, ka lajmëruar kompania, duke sinjalizuar një ndryshim teksa Meta kërkon mënyra të reja për të inkurajuar përdoruesit të qëndrojnë në platformë mes garës së rritur mes rivalëve teknologjikë, raportoi të premten TheVerge.

Si pjesë e testit, disa përdorues të Facebookut do të munden të krijojnë deri në katër profile të tjera të lidhura me llogarinë origjinale të tyren. Ideja është që profilet shtesë të përdoren për qëllime të ndryshme, si një për miqtë, një për kolegët dhe të tjerat për ndërveprim me grupe të interesit. Përdoruesit do ta kenë sërish vetëm një llogari por do të munden ta ndërrojnë profilin me vetëm disa klikime.