Tech

Amazoni padit mijëra grupe në Facebook

Foto: Ilustrim
 

Kompania e blerjeve online, Amazon, po ndërmerr veprime ligjore kundër administratorëve të më shumë se 10 mijë grupeve në Facebook, me arsyetimin se gjeneruan komente të rreme në tregje, raportoi BBC-ja të martën.

Gjiganti i teknologjisë tha se grupet në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Francë, Itali, Spanjë e Japoni, organizuan fushatë me reagime negative kundër kompanisë, me qëllim që aktiviteti online t’i zbehet.