Tech

Meksika pritet të investojë 1.5 miliardë dollarë për të rritur qasjen në internet

Foto ilustrim
 

Meksika po e shqyrton mundësinë që të investojë rreth 1.5 miliardë dollarë për të rritur qasjen në internet në gjithë vendin, veçanërisht në zonat e izoluara rurale, tha të mërkurën presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador.

“Nuk mund të flasësh as në telefon, e lëre më të përdorësh internetin jashtë qyteteve”, tha ai në një konferencë shtypi. Presidenti tha se miliona meksikanë ende nuk kanë qasje në rrjetin telefonik ose internet dhe se nevojiten investime të reja.