Tech

Kina ia kalon SHBA-së për hulumtime shkencore

 

Kina ka kaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si lider botëror si në hulumtime shkencore ashtu edhe në studimet "me ndikim të lartë", sipas një raporti të publikuar nga Ministria japoneze e Shkencës dhe Teknologjisë, shkruan The Guardian.

Raporti, i cili u publikua nga Instituti Kombëtar i Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë të Japonisë (NISTP) të enjten, zbuloi se Kina tani publikon numrin më të madh të hulumtimeve shkencore çdo vit, e ndjekur nga SHBA-ja dhe Gjermania.