Tech

YouTube planifikon të lansojë dyqan online për shërbimet e videove

 

Platforma e Alphabet Inc, YouTube po planifikon të lançojë një dyqan online për shërbimet e transmetimit të videove, raportoi të premten Wall Street Journal.

Kompania është në bisedime me kompanitë argëtuese për pjesëmarrjen në platformë, të cilës i referohet nga brenda si një "dyqan kanalesh", thuhet në raport, duke cituar njerëz të afërt me diskutimet e fundit.