Tech

Facebooku arrin marrëveshje prej 37.5 milionë dollarësh lidhur me padinë për shkelje të privatësisë

Foto ilustrim
 

Kompania e rrjeteve sociale, Meta, ka arritur një zgjidhje prej 37.5 milionë dollarësh të një padie që akuzonte këtë kompani mëmë të Facebookut për shkelje të privatësisë së përdoruesve, duke gjurmuar lëvizjet e tyre përmes telefonave inteligjentë pa leje, shkroi të martën Reuters.

Një zgjidhje paraprake e padisë së propozuar grupore u depozitua të hënën në gjykatën federale të San Franciskos dhe kërkon miratimin e një gjyqtari.