Tech

Facebooku pranon të zgjidhë padinë për privatësinë e të dhënave

Foto ilustrim
 

Platforma Facebook e kompanisë Meta, në parim ka rënë dakord të zgjidhë një padi në gjykatën federale të San Franciskos, duke kërkuar dëmshpërblim për lejimin e palëve të treta që të kenë qasje në të dhënat pritave të përdoruesve, shkroi të hënën Reuters.

Siç tregoi dosja gjyqësore, kushtet financiare nuk u bënë të ditura, ndërsa gjyqtarit i është kërkuar ta pezullojë padinë për 60 ditë, derisa avokatët e paditësve dhe Facebookut ta finalizonin një zgjidhje me shkrim.