India do të provojë një strategji të testimit paralel për të përshpejtuar miratimet e sigurisë për pajisjet e reja elektronike, ka thënë grupi i industrisë MAIT për Reuters të dielën.
Nga kjo lëvizje mund të përfitojnë kompanitë teknologjike Apple dhe Samsung.
Ky veprim vjen derisa India përpiqet të heqë pengesat me të cilat përballen bizneset, me kryeministrin Narendra Modi që synon një industri të prodhimit të pajisjeve elektronike me rreth 300 miliardë dollarë deri në vitin 2026.
Disa produkte të identifikuara të pajisjeve elektronike do t’i nënshtrohen testimit paralel.
Periudha e testimit mund të zgjasë 16 javë për një model të ri Apple AirPods, ndërsa për telefonat e mençur dhe pjesët e tyre, procedura mund të zgjasë mesatarisht deri në 21 javë.
© KOHA.