Tech

Lansohet iPhone 14 në dy modele e në 5 ngjyra

Foto: Apple
 

Apple ka lansuar të mërkurën pasdite modelet më të fundit të telefonit të saj të mençur, iPhone 14 me ekran 6.1 inch.

Ai nuk do të jetë më i disponueshëm në madhësinë më të vogël, Mini dhe në vend të kësaj Apple do të ofrojë një "iPhone 14 Plus", i cili do të vijë me ekran 6.7 inch, raportoi The Independent të mërkurën.