Tech

Agjencia për Informim e Privatësi del me udhëzime për institucionet publike e private

 

Agjencia për Informim dhe Privatësi, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve publike dhe private që të ndërmarrin të gjitha masa teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshme t përpunimit të të dhënave personale, ashtu siç parashihet me ligj.

“Sipas rasteve, kontrolluesit duhet të kujdesen duke përfshirë: pseudonimizimin dhe enkriptimin e të dhënave personale; aftësinë për të siguruar konfidencialitetin, integritetin, disponueshmërinë dhe qëndrueshmërinë në vazhdim të sistemeve dhe shërbimeve të përpunimit; aftësinë për të rivendosur disponueshmërinë dhe qasjen në të dhënat personale në kohën e duhur, në rastin e një incidenti fizik ose teknik; një proces të testimit, vlerësimit të rregullt të efektivitetit të masave teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë e përpunimi. Për ta vlerësuar nivelin e përshtatshëm të sigurisë, kontrolluesit dhe përpunuesit e të dhënave personale duhet të kenë parasysh veçanërisht rreziqet që paraqiten nga përpunimi, asgjësimi, humbja, ndryshimi aksidental ose i paligjshëm, deklarimi i paautorizuar ose qasja në të dhënat personale të transmetuara, ruajtura ose përpunuara ndryshe. Agjencia rekomandon që kontrolluesit të cilët kanë aplikuar masat e sigurisë, të bëjnë një proces testimi dhe vlerësimi të rregullt të të gjitha masave, duke përfshirë edhe testimin e kopjeve rezervë (backup) të sistemeve të tyre, si dhe të ngrisin nivelin e menaxhimit të incidenteve të igurisë me implikime për nivelin e sigurimit të të dhënave personale”, thuhet nga AIP-a.