Tech

Apple shtrenjton aplikacionet në disa vende në Evropë dhe Azi

Foto ilustrim
 

Kompania teknologjike Apple ka thënë të martën se nga muaji i ardhshëm do të rrisë çmimet e aplikacioneve dhe blerjeve përmes App Store-it në të gjithë Eurozonën dhe në disa vende në Azi dhe në Amerikën e Jugut.

Çmimet e reja, duke përjashtuar abonimet e rinovueshme automatike, do të jenë efektive që më 5 tetor, ka thënë Apple, shkroi Reuters.