Tech

Si teknologjia mund ta përmirësojë jetën, Vjena zhvillon “avatar” për ata që kanë probleme me dëgjim

 

Kompania e transportit publik të Vjenës, Wiener Linien, është e para në botë që teston një “avatar” për ata që kanë probleme me dëgjim në një aplikacion të transportit publik. Aplikacioni është zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë Sign Time dhe është i disponueshëm për telefonat celularë Android, shkruan TechnoNews.

Siç njoftuan autoritetet e kryeqytetit austriak, “avatari” i gjuhës së shenjave quhet Iris dhe Wiener Linien është në kërkim të vullnetarëve për të testuar përdorimin e tij.