Tech

Instagrami lejon postimin e storieve deri në 60 sekonda pa ndarje në segmente

Foto ilustrim
 

Instagrami ka njoftuar për një mundësi të re për përdoruesit që ngarkojnë “Stories” në llogaritë e tyre.

Storiet, të cilat ndaheshin automatikisht pas 15 sekondash klip, tashmë do të mund të postohen të plota deri në 60 sekonda, ka njoftuar rrjeti social për “TechCrunch” të hënën.