Tech

Revolucion në teknologji, Samsungu prezanton kompjuterin me një ekran palosës

 

Gjatë konferencës Innovation 2022, Samsungu prezantoi një pajisje interesante që përfshin harduerin Intel, shkruan “Sammobile”.

U shfaq një kompjuter me ekran palosës, i cili ka një ekran OLED që mund të zgjerohet. Duke lëvizur skajin e prototipit, ekrani 33 centimetra u shndërrua në një ekran 43 centimetra.