Tech

Bastisen zyrat e kompanisë Apple në Seul

 

Një zyre e kompanisë amerikane, Apple, u bastis nga autoritetet në Seul të Koresë së Jugut, me dyshimin se vendosi tarifa më të larta. Siç raportoi “Cnet”, bastisja u krye nga Komisioni i Tregtisë në Kore, derisa Apple tha se po bashkëpunon ngushtë me institucionet për kryerje të hetimeve.

“Ne mezi presim që të shpjegojmë se ka qenë një mundësi e jashtëzakonshme biznesi për zhvilluesit koreanë”, deklaroi një zëdhënës i kompanisë amerikane.