Tech

Në Instagram do të shfaqen më shumë reklama

 

Meta pati një rënie të fitimeve gjatë tremujorit të dytë dhe për të kapërcyer këto probleme, kompania planifikon të përfitojë sa më shumë nga Instagrami, shkruan Bloomberg.

Prandaj, është planifikuar të futen reklama edhe në më shumë pjesë të aplikacionit popullor. Kjo vlen veçanërisht për burimin Explore, si dhe në postimet nga profilet e përdoruesve.