Tech

Mbyllja e marrëveshjes së Muskut me Twitterin shqetëson investitorët në Tesla

 

Lëvizjet e fundit të njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, lidhur me marrëveshjen e tij të blerjes së Twitterit, kanë ngjallur shqetësime te investitorët e Teslas, pasi kanë frikë se miliarderi po hapet shumë në bizneset e tij, shkruan të mërkurën Reuters.

Musk shiti mbi 15 miliardë dollarë aksione të Teslas në fillim të këtij viti për ta financuar marrëveshjen. Analisti i Wedbush, Dan Ives, ka paralajmëruar se interesi i drejtorit ekzekutiv të Teslas për mbylljen e marrëveshjes do të ndikojë në aksionet e kompanisë.