Tech

Kina pretendon se ka zgjidhur problemin e varësisë së të rinjve nga video-lojërat

 

Një raport i Komitetit Kinez të Industrisë së Lojërave thotë se të rinjtë e kanë kapërcyer varësinë e tyre ndaj video-lojërave, shkruan The Guardian.

Ky raport mund të ndikojë te zyrtarët, të cilët më parë i kanë quajtur video-lojërat "opium shpirtëror", për të lehtësuar kufizimet aktuale të rrepta për këto lojëra. Që nga gushti 2021, fëmijëve në Kinë u ndalohet të luajnë video-lojëra për më shumë se tre orë në javë.