Tech

Banka Qendrore Evropiane: Bitcoin është rrugës për t'u bërë i parëndësishëm

 

Banka Qendrore Evropiane (BQE) njoftoi se rritja e fundit në vlerën e kriptomonedhës Bitcoin ishte shkaktuar artificialisht dhe kjo ishte në prag të fillimit të, siç deklaruan, jorelevancës së saj. Kjo do të thotë se është në fillim të rrugës për t'u bërë i parëndësishëm, shkruan The Guardian.

Bankierët e lartë të BQE-së, Ulrich Bindseil dhe Jurgen Schaff kanë kritikuar Bitcoinin për atë që ata besojnë se është bërë një qendër për transaksionet e paligjshme që ata thonë se përbëjnë një rrezik reputacioni për çdo bankë që dëshiron të përfshihet në këtë sektor.