Tech

Seriali i ri në Netflix thyen rekord shikueshmërie në javën e parë të publikimit

 

Seriali “Wednesday” theu rekordin e Netflixit për më shumë orë të shikuara në një javë për një serial në gjuhën angleze.

Seriali komedi-horror me Jenna Ortegan në rolin e Wednesday Addams kryeson listën e 10 serive më të mira televizive të Netflixit për javën e 21-27 nëntorit me 341.2 milionë orë të shikuara pas premierës së tij më 23 nëntor.