Tech

Apple shton karaoken në shërbimin e vet

 

Apple ka shpalosur një veçori që do t’i shtohet shërbimit “Apple Music” më vonë gjatë muajit. Quhet “Apple Music Sing (Këndo)” dhe do të jetë në dispozicion për të gjithë të abonuarit në “Apple Music” në gjithë botën nëpër iPhone, iPadë e televizorin e ri Apple TV 4K.

Veçoria është version i karaokes. “Apple Music Sing” mundëson leximin e teksteve të këngëve, që t’ua lehtësojë përdoruesve të këndojnë me këngët e tyre të pëlqyera. Niveli i zërit mund të editohet ashtu që të këndohet njëzëri me këngën origjinale, apo t’ia ulë zërin këngëtarit.