Tech

Apple avancon sigurinë në mbrojtjen e të dhënave

 

Apple prezantoi të mërkurën tri veçori të avancuara të sigurisë, të fokusuara në mbrojtjen kundër kërcënimeve ndaj të dhënave të përdoruesve në cloud, një hap tjetër ky në përpjekjen e kompanisë të për t'u ofruar përdoruesve mënyra edhe më të forta për të mbrojtur të dhënat e tyre.

Me verifikimin e çelësit të kontaktit iMessage, përdoruesit mund të verifikojnë se po komunikojnë vetëm me kë synojnë. Me çelësat e sigurisë për Apple ID, përdoruesit kanë të drejtë të kërkojnë një çelës sigurie fizike për t'u identifikuar në llogarinë e tyre Apple ID.