Tech

Trumpit i lejohet kthimi në Facebook dhe Instagram

Foto: Associated Press/AP
 

Ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do t'i lejohet kthimi i llogarive në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

BBC-ja raportoi të mërkurën se kompania Meta mori vendim për kthimin e Trumpit, dy vjet pasi ia pezulloi llogaritë. Pezullimi, sipas kompanisë amerikane, do të përfundojë në javët e ardhshme.