Tech

Për herë të parë, një robot me inteligjencë artificiale do ta mbrojë të akuzuarin në gjykatë

 

Roboti-avokat është një krijim i mundësuar nga inteligjenca artificiale dhe muajin e ardhshëm do ta gjejë veten në rolin për të cilin është projektuar për herë të parë, kur do të ndihmojë të akuzuarin në gjykatë i cili do të ketë përballje për një gjobë trafiku.

Shefi i “DoNotPay”, Joshua Bowder, ka thënë se kjo inteligjencë artificiale funksionon me ndihmën e një telefoni. Roboti dëgjon argumentet e gjykatës dhe formulon përgjigjet për të akuzuarin dhe i thotë me kufje se çfarë të thotë në kohë reale.