Tech

Instagrami po mendon t’i bëjë verifikimet me pagesë

 

Rrjeti social, Instagram, raportohet se është duke planifikuar ta zhvillojë veçorinë e verifikimit me pagesë, njëjtë si Twitteri. Së fundmi, zhvillues të uebfaqeve kanë siguruar se në kodin e Instagramit po bëhet gati “verifikimi i kaltër me pagesë”.

Ishte zhvilluesi Alessandro Paluzzi, ai që bëri zbulimin. Paluzzi kishte nxjerrë veçori të Instagramit edhe në të kaluarën, para se ato të lansoheshin, shkruan “TechCrunch” të enjten.