Tech

Numri i mashtrimeve romantike në internet është dyfishuar që nga fillimi i pandemisë

 

Grupi bankar britanik, TSB, u ka bërë thirrje mediave sociale dhe aplikacioneve të takimeve për të mbrojtur më mirë përdoruesit e tyre nga profilet e rreme për shkak të një rritjeje alarmante të mashtrimeve të takimeve romantike.

Duke analizuar të dhënat nga dhjetori 2020 deri në janar 2022, TSB zbuloi se mashtrimet romantike ishin pothuajse dyfishuar në krahasim me nivelet para pandemisë, me një rritje rekord prej 91 për qind.