Tech

Twitteri paditet me rreth 1.9 milionë dollarë për fatura të papaguara

Foto ilustrim
 

Kompania këshillimore me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Innisfree M&A ka paditur Twitterin të premten në Gjykatën e Lartë të Shtetit të Nju Jorkut, duke kërkuar rreth 1.9 milionë dollarë për ato që thotë se janë fatura të papaguara, raportoi të dielën Reuters.

Këto fatura sipas Innisfree nuk janë paguar edhe pse Twitteri është këshilluar për blerjen e tij nga Elon Musk vitin e kaluar.