Disa përdorues nuk ishin në gjendje të postonin në Twitter të mërkurën vonë pasi uebfaqja pati probleme teknike, shkruan BBC.
Përdoruesit morën një mesazh që thoshte: “Ju jeni mbi kufirin ditor për dërgimin e tweets”.
Defekti kishte ndodhur pak para orës 00:00 të së mërkurës.
Elon Musk ka ulur fuqinë punëtore të Twitterit gjatë muajve të fundit që kur bleu platformën tetorin e kaluar për 44 miliardë dollarë euro.
Për muaj të tërë, ekspertët kanë paralajmëruar se largime të tilla mund të shkaktojnë probleme teknike, megjithëse nuk është ende e qartë nëse reduktimi i numrit të punonjësve ishte fajtor për ndërprerjen e së mërkurës.
Duket se një pjesë e ndërprerjes u rregullua shpejt, me shumë përdorues që raportuan se mund të postonin në Twitter.
Kishte probleme edhe me mesazhe gjatë asaj periudhe.
Nuk ishte e qartë sa njerëz janë prekur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.