Tech

Samsungu merr vendim interesant për inteligjencën artificiale

 

Samsungu ka ndaluar përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale (AI) si ChatGPT në rrjetet e saj të brendshme dhe pajisjet e kompanisë, për shkak të shqetësimit të ngarkimit të informacioneve të ndjeshme në platforma të tilla që sipas kompanisë përbëjnë rrezik sigurie, shkruan Bloomberg.

Rregulli i ri iu komunikua stafit këtë javë dhe mendohet se është një masë e përkohshme derisa Samsungu të krijojë një ambient të sigurt për përdorimin e mjeteve AI.