Tech

Samsungu konfirmon detajet e lansimit të telefonit të ri që paloset

Foto: Nicholas Sutrich / Android Central
 

Pas shumë spekulimesh rreth ngjarjes së lansimit të telefonit të ri që paloset, Samsungu më në fund ka konfirmuar disa detaje për lansimin.

“Galaxy Unpacked” do të mbahet në fund të korrikut, ka njoftuar kompania. Për herë të parë, ngjarja do të organizohet në Seul të Koresë së Jugut. Për dallim nga organizimet e shkuara, sivjet pritet që fokusi të jetë në pajisjet që palosen.