Tech

Alibaba planifikon t’i investojë 2 miliardë dollarë në Turqi

Foto ilustrim
 

Gjiganti kinez i tregtisë elektronike Alibaba, e ka njoftuar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan se ka në plan të investojë dy miliardë dollarë në Turqi.

Kjo u bë e ditur nga kreu i Alibabas, Michael Evans, në një takim me Erdoganin, ku nuk ka specifikuar se kur do të bëhet investimi.