Tech

Si po përdor Erdogani satelitët Starlink për të hapur një fabrikë Tesla në Turqi

 

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ftoi dje Elon Muskun që kompania e tij e veturave Tesla të ketë një fabrikë në Turqi. Erdogani në fakt po përpiqet të përdorë satelitët Starlink të Muskut për ta bërë atë të mendojë për të hapur një fabrikë Tesla në Turqi.

Erdogan e bëri thirrjen gjatë një takimi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Drejtuesit e Teslas nuk ishin në foton e takimit. Musk shoqërohej nga Lauren Dreyer, e cila është përgjegjëse për aktivitetet e biznesit në lidhje me Starlink, internetin satelitor të menaxhuar nga një kompani tjetër e Muskut - SpaceX.