YouTube orientohet edhe më shumë kah inteligjenca artificiale
Platforma e njohur e videove, YouTube, ka njoftuar se do të shfrytëzojë inteligjencën artificiale për disa funksione.
Ndër veçoritë e reja që do të vijnë tek YouTube përmes AI-së janë edhe prapavijat e fotografive dhe videove, sugjerimet për temat e videove dhe kërkimi për muzikë.
Veçoria e re, e quajtur “Dream Screen” do të krijojë video dhe fotografi nëpërmjet inteligjencës artificiale, ashtu që krijuesit e materialeve të mund t’i vendosin në prapavijë të “YouTube Shortsave”.
Fillimisht krijuesve u mundësohet të gjenerojnë prapavijën dhe më pas t’i përziejnë duke përdorur inteligjencën artificiale, për të krijuar diçka të re.
Vegëzat e AI-së po ashtu do të nisin të informojnë për përmbajtjet e krijuesve. Veçoria e re gjeneron ide për video potenciale. Ky sugjerim është personal për krijuesit në YouTube dhe bazohet në trendët që ndjek audienca. Pos kësaj, inteligjenca artificiale do të bëjë një përshkrim për audion e videos dhe sugjeron çfarë audioje të përdoret.
YouTube ka njoftuar po ashtu se edhe dublimi do të bëhet përmes inteligjencës artificiale.
Transicioni drejt shfrytëzimit të inteligjencës artificiale në masë të madhe po i shkon mbarë YouTubet. Kompania amë, Google, tashmë ka hedhur mjete të konsiderueshme në forcimin e inteligjencës artificiale që nga shpërthimi vitin e shkuar.