Tech

BE-ja arrin marrëveshjen “historike” për inteligjencën artificiale

 

Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për një marrëveshje historike pas negociatave maratonë 37-orëshe për inteligjencën artificiale.

Marrëveshja u përshkrua si "historike" nga Thierry Breton, komisioneri evropian përgjegjës për një sërë ligjesh në Evropë që do të rregullojnë gjithashtu rrjetet sociale dhe motorët e kërkimit, duke mbuluar gjigantë të tillë si X, TikTok dhe Google.