Tempus

Agani për rastin “Stenta”: Aktakuza ishte e pabazuar

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Ferid Agani, ish-ministër i Shëndetësisë në emisionin “Tempus” në KTV, ka thënë se aktakuza ndaj tij në rastin “Stenta” ishte e pabazuar dhe absolutisht e panevojshme.

Sipas tij, që në intervistimin e parë nga prokurori Besim Kelmendi, e kishte theksuar se gabimisht po i referohen Ligjit të Prokurimit Publik, ngase mjetet financiare në kategorinë e subvencioneve menaxhohen në bazë të Ligjit për Financa Publike.