Tempus

Shala: Qeveria s’mund të sillet si “kauboj”

 

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) në emisionin “Tempus” në KTV tha se sipas tij një gjyqtar apo prokuror që nuk e meriton pagën, nuk duhet t’i ulet në mënyrë të kundërligjshme, por duhet të largohet krejtësisht nga sistemi.

“Përballë një vendimi kundërkushtetues dhe kundërligjor të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sistemi i drejtësisë do të duhej të ishte shembull i asaj se si mbrohet një e drejtë përmes rrugës gjyqësore dhe fatmirësisht në ditët në vijim tutje, e kanë bërë këtë Shoqata e Prokurorëve duke ngritur një padi dhe ku është cakuar një masë e përkohshme”, tha Shala.