Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), ka thënë se moskoordinimi i institucioneve bën që mos të kemi reforma ligjore.
Këtë gjë, ai e ka thënë në emisionin ”Tempus” në KTV, ku po diskutohet lidhur me “luftën” e gjyqësorit me Qeverinë.
“Kjo është ekskluzivisht pasojë e mungesës së koordinimit, bashkëveprimit dhe dakordimit të institucioneve mbi bazën e një analize të mirëfilltë se çka i duhet gjyqësorit”, deklaroi Zogaj.
Ai ka thënë se në qoftë se ne kemi një Opinion të Venecias sot, që të gjithë e pranojmë me nuanca mbi disa çështje, pyetja është pas kaq kohe që kemi opinionin, ku janë institucionet tona që do duhej të bënin reformën.
“Pra, ne kishin një iniciativë e cila tash është degradu me këto veprimet e fundit dhe e cila sigurisht që nuk mund të kthehet në stadin ku ishte, për reformën në drejtësi e cila ka të bëjë me çështjet që janë performanca e gjyqësorit, llogaridhënia, disiplinimi, verifikimi dhe sigurisht edhe çështje tjera, transparenca, lufta kundër korrupsionit”, deklaroi Zogaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.