Miftaraj thotë se duhet të ketë transparencë në financimin e bashkësive fetare
Miftaraj thotë se duhet të ketë transparencë në financimin e bashkësive fetare
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se duhet të ketë transparencë në financimin e bashkësive fetare, në radhë të parën në raport me publikun.
“Bashkësitë fetare duhet të jenë transparente në radhë të parë me publikun, në radhë të parë do të thotë me përkrahësit e tyre sepse nëse një bashkësi fetare në Kosovë, ta marrim ka buxhet 5 milionë, 10 milionë, 100 milionë dhe ne sot nuk e dimë se si do të thotë ndahen ato. E para transparenca duhet të jetë në mes klerikëve sepse është me rëndësi një klerik në Drenas, në Pejë, në Mitrovicë a ka trajtim të barabartë me një në Prishtinë, në Gjakovë apo në qytetet tjera”, tha Miftaraj.
Ai po ashtu tha se financimi ishte komponent i rëndësishëm i funksionimit të bashkësive fetare.
“Financimi do të thotë është komponentë shumë e rëndësishme e funksionimit të bashkësive fetare, ne nuk jetojmë në një vend të izoluar, i cili nuk mund të jetë subjekt i ndikimeve të jashtme të cilat ndoshta ndonjëherë kanë edhe përpjekje armiqësore ndaj interesave të Republikës së Kosovës”, tha Miftaraj.
Miftaraj po ashtu tha se besonte se do të duhej të kishte transparencë në të gjitha çështjet financiare.
“Sidoqoftë në raport me financimin, në raport me prejardhjen e donacioneve, prejardhjen që kanë të bëjnë me çështje financiare sigurisht që unë besoj në këtë pjesë do të duhej të kishte transparencë në mënyrë që të gjithë të dinë se nga shpenzohen mjetet qoftë që vijnë përmes kontributeve, financimit të popullatës apo edhe do të thotë dhe financimet të tjera”, tha Miftaraj.
Miftaraj: Kosova ndër shtetet e vetme që s’e ka të rregulluar statusin juridik të bashkësive fetare
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se Kosova është një ndër shtetet e vetme në rajon apo botë, që nuk e ka të rregulluar statusin e bashkësive fetare.
“Është një ndër ligjet e pakta që është në fuqi, i cili i takon kohës së UNMIK-ut. Rregullorja e UNMIK-ut për liritë fetare ishte miratuar në vitin 2006, edhe pse Kushtetuta e Kosovës nuk njeh si fe zyrtare, sidoqoftë i njeh pesë bashkësitë fetare siç janë Bashkësia Islame, Kisha Ortodokse-Serbe, Kisha Katolike, Bashkësia Hebraike dhe Kisha Ungjillore”, tha Miftaraj.
Ai tha se Kushtetuta aplikon standarde të larta në lidhje me të drejtën e bashkësive fetare në Kosovë, të drejtën për të shprehur secili lirshëm fenë e tij.
“Sidoqoftë, Kosova fatkeqësisht ndoshta është një ndër shtetet e vetme në rajon ose në botë, i cili në njëfarë mënyre ende nuk e ka rregulluar statusin juridik të bashkësive fetare në Kosovë. Kosova funksionon ende me një ligj të vitit 2006, të kohës së UNMIK-ut”, tha Miftaraj.
Sipas tij, ky mund të jetë ndër ligjet me të cilin më së shumti është luajtur “ping-pong”, nga të gjitha legjislaturat.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Shala: Qartazi kemi të bëjmë me vepër penale të terrorizmit

Ibishi: Armatimi tregon se sulmi dhe furnizimi vjen nga Serbia

Vrajolli: Dështimi ka ndodhur te KFOR-i

Bytyqi: Ekipi i gazetarëve që qëndroi në Banjskë dëgjoi të shtëna armësh rreth 3 km nga vendi ku u stacionua

Prokurori Abazi: Pelegrinët që u gjetën në Manastirin e Banjskes nuk ishin të përfshirë në rast

Gjyqtari Maxhuni: Gjoba prej 200 eurosh për kanosje ndaj një gazetari ose komunitetit LGBTIQ+, e ultë

Mulliqi: Sulmuesit e gazetarëve ndëshkohen kryesisht me gjobë

Prokurori Zeqaj: Rastet e gazetarëve trajtohet me prioritet, 5 aktakuza deri në gusht të këtij viti

Shabiu: Nxitja e dhunës e urrejtjes ndaj personave LGBTIQ+ nis në Kuvendit të Kosovës

Të drejtat dhe përgjegjësitë e institucioneve në trajtimin e rasteve të gazetarëve dhe LGBTIQ+?

Miftaraj: MD-ja në përpjekje për ta kapur Këshillin Prokurorial
