1 perditesime
21:10

Krasniqi: Vonesat në miratimin e Ligjit për liritë fetare, do hapin edhe probleme politike

Driton Krasniqi, përfaqësues i Kishës Protestante, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se çdo vonesë e mëtutjeshme në miratimin e Ligjit për liritë fetare, do hapë edhe probleme jo vetëm të natyrës ligjore, por edhe politike.

“Është tepër e rëndësishme që kjo të kalojë, po ashtu për të mbyllur edhe disa aspekte politike. Unë mendoj që vetëm jemi vonuar dhe çdo vonesë e mëtutjeshme mendoj që do të hap edhe më tepër probleme jo vetëm të natyrës ligjore, por edhe të natyrës politike”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, me këtë Ligj nuk cenohet sekulariteti dhe se sipas tij, shteti i njeh organizimet e bashkësive fetare.

“Sekularileti nuk cenohet me ketë Ligj, përkundrazi ka një klauzolë që shprehimisht thotë e deklaron se “shteti i njeh organizimet e bashkësive fetare dhe bashkësitë fetare janë ato që organizohen, vetorganizohen dhe shteti i njeh organizimet e tyre” dhe kjo mendoj që është esenciale, është fondamentale në Ligjin për Lirinë Fetare”, ka thënë i njëjti.

 

21:01

Përfaqësuesi i Kishës Protestante: E pakuptueshme stagnimi i Ligjit deri më tani

Driton Krasniqi, përfaqësues i Kishës Protestante, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se është e pakuptimtë se si deri më tash Ligji për liritë fetare nuk ka kaluar në Parlament.

“Nëse e shikojmë Ligjin aktual të cilin e kemi, për besë është e pakuptimtë me pa pse deri më tani nuk ka kalu, Komisioni i Venecias ka bërë një vlerësim të këtij draftligji dhe e ka konsideruar si një nga draftligjet më të mira që ka Evropa sot dhe tani nëse ky si i tillë kalon edhe ekspertizat e Komisionit të Venecias e pastaj është paksa konfuze pse mundet me stagnu deri në këtë masë”, tha Krasniqi

I njëjti tha se po ashtu shpreson që Ligji të mos pengohet më në Parlament.

“Jam shumë i inkurajuar që tani një mobilizim i ri prej Qeverisë edhe shpresoj shumë që në Parlament ky ma mos të pengohet siç është pengu deri më tani, po që me të vërtetë të kalojë”, tha Krasniqi.