Alija: Viktimat e masakrës së Dubravës nga 15 deri në 65 vjeç, dëshmitarët po vdesin
Alija: Viktimat e masakrës së Dubravës nga 15 deri në 65 vjeç, dëshmitarët po vdesin
Avokati Amer Alija, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, në emisionin “Tempus” në KTV tha se viktimat e burgut të Dubravës janë të moshës 15 deri në 65-vjeç dhe se dëshmitarët po vdesin.
Avokati Alija tha se tek hulumtimet e rasteve të krimeve të luftës, kërkohet një ekspertizë, një njohje e këtyre krimeve.
“Në anën tjetër, kërkohet që të njihet edhe gjuha angleze dhe gjuha serbe”, shtoi ai.
Alija tha se proceset për hetimin e krimeve të luftës janë përcjellë me disa sfida.
“Në anën tjetër, proceset për hetimin e krimeve të luftës i kanë përcjellë disa sfida, një prej sfidave është kujtesa e dëshmitarëve. Me kalimin e kohës kujtesa e dëshmitarëve zbehet, dëshmitarët okular normalisht edhe disa prej tyre kanë ndërruar jetë. Viktimat të cilat kanë qenë të vrarë në burgun e Dubravës janë prej moshës 15-16 vjeçare deri në moshën 65-66 vjeçare. Pra, ka disa prej tyre që kanë mbijetuar të cilët në atë kohë kanë qenë të moshës mbi 60 vite sigurisht që disa prej tyre tanimë nuk janë të gjallë”, shtoi ai.
I njëjti theksoi se si Organizatë, janë kundër gjykimit në mungesë dhe kërkojnë që palët në dialog të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi që ky bashkëpunim të mbikëqyret nga bashkësia ndërkombëtare dhe që të ketë më shumë persona që dënohen për krimet e luftës.
Alija: S’kemi persona përgjegjës për masakrën e Dubravës
Amer Alija, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, në emisionin “Tempus” në KTV tha se është zhgënjyese që ende nuk kemi persona përgjegjës për masakrën e Dubravës, përfshirë ministrin e Drejtësisë të asaj kohe.
“Duke ditur që në Kosovë i kemi pasur disa filtra të themi të drejtësisë, qoftë Drejtësinë Ndërkombëtare, duke filluar prej tribunalit ndërkombëtar për ish-Jugosllavi, pastaj UNMIK-un, EULEX-in, Prokurorinë vendore tani gjyqësorin vendor, të gjithë këto institucione e kanë hetuar këtë masakër, por rezultatet janë zhgënjyese. Pra, ne nuk kemi persona përgjegjës siç e përmendi dhe zotëri Zogaj, ministrin e Drejtësisë, i cili me urdhër të tij janë tubuar të gjithë të burgosurit qoftë nga Kosova, qoftë nga Serbia ku kanë qenë mbi 1 mijë persona, të cilët janë mbledhur pak para fillimit të bombardimeve dhe pak pas fillimit të bombardimeve”, tha ai.
Avokati Alija tha se Fondi për të Drejtën Humanitare, në vitin 2010 kishte ngritur kallëzim penal ndaj 34 personave përgjegjës në Prokurorinë e Serbisë.
“Ne si Fondi për të Drejtën Humanitare në vitin 2010 kemi ngritur kallëzim penal kundër 34 personave përgjegjës me emër dhe mbiemër në prokurorinë në Serbi, duke përfshirë dhe ministrin e Drejtësisë dhe zëvendësministrin e Drejtësisë dhe persona të tjerë, këto kallëzime penale janë publike në faqen e Fondit për të Drejtën Humanitare, por ende nuk është iniciuar ndonjë asnjë procedurë nga Prokuroria e Serbisë për këtë masakër”, shtoi ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Shala: Qartazi kemi të bëjmë me vepër penale të terrorizmit

Ibishi: Armatimi tregon se sulmi dhe furnizimi vjen nga Serbia

Vrajolli: Dështimi ka ndodhur te KFOR-i

Bytyqi: Ekipi i gazetarëve që qëndroi në Banjskë dëgjoi të shtëna armësh rreth 3 km nga vendi ku u stacionua

Prokurori Abazi: Pelegrinët që u gjetën në Manastirin e Banjskes nuk ishin të përfshirë në rast

Gjyqtari Maxhuni: Gjoba prej 200 eurosh për kanosje ndaj një gazetari ose komunitetit LGBTIQ+, e ultë

Mulliqi: Sulmuesit e gazetarëve ndëshkohen kryesisht me gjobë

Prokurori Zeqaj: Rastet e gazetarëve trajtohet me prioritet, 5 aktakuza deri në gusht të këtij viti

Shabiu: Nxitja e dhunës e urrejtjes ndaj personave LGBTIQ+ nis në Kuvendit të Kosovës

Të drejtat dhe përgjegjësitë e institucioneve në trajtimin e rasteve të gazetarëve dhe LGBTIQ+?

Miftaraj: MD-ja në përpjekje për ta kapur Këshillin Prokurorial
