Tempus

Mehmeti: Një vozitës i KOHËS ka mbetur i bllokuar në Komunën e Zveçanit

 

Driton Mehmeti, redaktor në KTV, tha se sot kishte 7-8 sulme ndaj gazetarëve dhe djegie të veturave së mediumeve, andaj situata ka qenë mjaft shqetësuese. Ai tha se një vozitës i KOHËS ka mbetur i bllokuar në Komunën e Zveçanit.

“Ne në KOHA jemi të shqetësuar pasi njëri prej vozitësve tanë ka mbetur i bllokuar në Komunën e Zveçanit, ai ka qenë në perimetrin ku është KFOR-i, pra vazhdon të jetë i bllokuar. Ndërsa, gazetarët tjerë që kanë qëndruar për dy orë në një lokal aty, siç e ka treguar më herët gazetari ynë Fitim Gashi, janë larguar nga pronari, Domethënë, situata ka qenë shumë delikate për gazetarët”, tha Mehmeti në “Tempus“.