Kushtet e përdorimit të ARKËS së KOHËS

Përditësuar më 22 tetor 2020

Mosha dhe autorizimi i pagesës 

Me parapagimin që ia bëni KOHËS e konfirmoni se jeni së paku 18 vjeç dhe se të gjitha informatat që i keni paraqitur janë të sakta dhe të vërteta (përfshirë edhe informatat për kartelën e kredisë), dhe se ju jeni bartësi i autorizuar i kartelës së kredisë.

Fjalëkalimi dhe siguria

Po qe se e krijoni llogarinë tuaj, do t'jua mundësojmë që ta krijoni fjalëkalimin tuaj. Regjistrimi vlen për  një përdorues dhe nuk mund të transferohet. Nuk ju është lejuar që t'i ndani kredencialet e regjistrimit tuaj me dikë tjetër. Mund ta anulojmë ose pezullojmë qasjen tuaj në ARKA po qe se i ndani kredencialet tuaja me dikë tjetër. Jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të fjalëkalimit tuaj, që nuk keni përse ia zbuloni cilitdo përfaqësuesi të KOHËS. Nuk e lejojmë përdorimin e emailave zyrtare të kompanive e as të emrave të shfrytëzuesve për parapagime individuale dhe e rezervojmë të drejtën për ta anuluar ose pezulluar qasjen nëpër llogari po qe se ato përdoren.

Komunikimi

Me rastin e krijimit të një llogarie apo të parapagimit, KOHA e ruan të drejtën që të dërgojë porosi elektronike për t'ju informuar  për përmbajtjet e reja si dhe për ndryshimet në lidhje  me kushtet e përdorimit. KOHA gjithashtu mund t'ju kontaktojë me email për t'ju ftuar që të merrni pjesë në anketime me kërkesën që të na ofroni informatën kthyese për produktet dhe shërbimet tona. Këto informata do të përdoren për përmirësimin e shërbimeve dhe produkteve dhe çfarëdo informatë që grumbullohet në këtë formë nuk do të ndahet me palë të treta, pos në formë kumulative. Parapaguesit e kanë mundësinë që t'i menaxhojnë preferencat e tyre të postës elektronike.

Parapagimi dhe kushtet e ripërtëritjes

Me rastin e parapagimit në ARKA, ju pajtoheni të paguani shumën e përcaktuar për pako si dhe shumën e paraparë për ripërtëritjen e parapagimit. Nëse nuk ia dalim t'jua ngarkojmë kartelën e kredisë apo ndonjë lloj tjetër forme pagese, parapagimi juaj do të ndërpritet me automatizëm. E rezervojmë të drejtën që t'i rrisim çmimet e parapagimit në çfarëdo kohe. Do t'jua ofrojmë informatën për ndonjë rritje çmimi së paku 30 ditë më herët, kurse rritja e çmimit nuk do të zbatohet në parapagimin aktual. Kjo do t’jua japë mundësinë që ta anuloni parapagimin, siç është përshkruar më poshtë, para se rritja e çmimit të hyjë në fuqi.

Parapagimi vjetor

Parapagimi juaj vjetor do të përtërihet në fund të vitit të parapagimit, që llogaritet nga dita kur e keni nisur parapagimin. Duhet ta anuloni parapagimin tuaj, ose ta shkyçni përtëritjen automatike para se të kalojë ky afat, për ta parandaluar ngarkesën e kartelës suaj. Të gjitha pagesat për ripërtëritje janë përfundimtare dhe nuk kthehen në asnjë rrethanë. Do të mund të kontrolloni statusin e parapagimit tuaj në "llogaria ime".

Mund ta anuloni parapagimin tuaj vjetor duke shkruar në [email protected] Po qe se e bëni anulimin brenda 30 ditëve të para, do t'ju kthehet 50% e shumës së paguar. Po qe se e anuloni pas 30 ditësh nga dita e nisjes së parapagimit, shuma nuk rimbursohet dhe nuk do t'jua ngarkojmë llogarinë tuaj për ripërtëritjen e mëtejme. Me këtë veprim, do ta anuloni edhe qasjen tuaj në ARKA menjëherë. Nuk do të ketë mundësi rimbursimi pas cilësdo ripërtëritje të mëtejme.

Parapagimi gjysmëvjetor

Parapagimi juaj gjysmëvjetor do të përtërihet me automatizëm çdo gjashtë muaj, që nga dita e parë e parapagimit. Që të shmangni ngarkesën e kredit kartelës suaj, duhet ta ndërprisni parapagimin apo ta çaktivizoni përtëritjen automatike 30 ditë para skadimit të afatit. Që të gjitha pagesat apo tërheqjet nga llogaria juaj që bëhen për ripërtëritje janë të pakthyeshme. Gjendjen e parapagimit mund ta përcillni në "llogaria ime".

Mund ta anuloni parapagimin tuaj gjysmëvjetor duke shkruar në [email protected] Po qe se e bëni anulimin brenda 15 ditëve të para, do t'ju kthehet 50% e shumës së paguar. Po qe se e anuloni pas 15 ditësh nga dita e nisjes së parapagimit, shuma nuk rimbursohet dhe nuk do t'jua ngarkojmë llogarinë tuaj për ripërtëritjen e mëtejme. Me këtë veprim, do ta anuloni edhe qasjen tuaj në ARKA menjëherë. Nuk do të ketë mundësi rimbursimi pas cilësdo ripërtëritje të mëtejme.

Kodet promovuese

Po qe se shfrytëzoni ndonjë kod promovues për t'u parapaguar në ARKA me zbritje, zbritja vlen vetëm për periudhën e parë të parapagimit dhe nuk vlen për ripërtëritjet. Të gjitha ripërtëritjet do ta kenë çmimin e ofertuar në kohën kur është bërë parapagimi. Mund të përdoret vetëm një kod promovues për llogari për çfarëdo kohëzgjatje. Me t'u përdorur kodi me zbritje, më nuk do të keni të drejtë për të marrë kod të ri.

Ndryshimet e faqes dhe të shërbimeve

Përherë bëjmë përpjekje për ndryshime dhe përmirësime të përmbajtjes së ARKËS. Mund t'i ndryshojmë ose t'i ndërpresim ato me ose pa paralajmërim. Nuk e garantojmë prodhimin e të gjitha segmenteve shtesë që ofrohen në pakon ARKA.

Privatësia

Politika jonë e privatësisë që gjendet te vjegëza Politika e privatësisë shpjegon se si i mbledhim, i përdorim dhe i shpalosim shënimet tuaja në lidhje me pakon ARKA. Duke iu qasur pakos ARKA ju pajtoheni që të pranoni komunikime elektronike nga ne në lidhje me përdorimin e përmbajtjes dhe shërbimeve tona përfshirë, por jo e kufizuar vetëm në shpalljet që kanë të bëjnë me këto Kushte apo me politikën tonë të privatësisë si dhe lajmërimeve para ripërtëritjes.

Pronësia intelektuale

Prodhimet dhe përmbajtja e KOHËS nuk mund të modifikohen, reprodukohen, ribotohen, ritransmetohen apo të shfaqen ndryshe pos për përdorimin tuaj personal. Çfarëdo përdorimi për qëllime komerciale apo publike kërkon leje specifike me shkrim nga KOHA. Marrja e çfarëdo përmbajtjeje të prodhuar nga KOHA ku qartazi ceket se të gjitha drejtat janë të rezervuara është në kundërshtim me Ligjin nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta dhe Ligji nr. 05/L -047 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.

Ndryshimet e këtyre kushteve 

Kohë pas kohe mund t'i ndryshojmë kushtet e parashtruara më lart. Po qe se kjo ndodhë, do t'ju informojmë me t'i vendosur kushtet e reja në faqen tonë. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi në ditën e kur ndryshimet bëhen publike. Duke vazhduar ta përdorni faqen tonë apo vazhdoni t'i merrni shërbimet tona, pajtoheni me kushtet e reja.