Gjashtë atletë të Britanisë së Madhe janë izoluar, pasi një udhëtuar në fluturimin e tyre për në Tokio ka pranuar rezultat pozitiv në testin për COVID-19.
“Sportsmail” ka kuptuar se grupi nuk përfshinë atletët prej të cilëve priten medalje si Dina Asher-Smith, Katarina Johnson-Thompson, Laura Muir, Jemma Reekie, Adam Gemili, Andy Pozzi, Elliot Giles, Kelly Hodgkinson apo Don Rowden.
Dy pjesëtarë të stafit po ashtu janë prekur.
Grupi i atletëve ishte në fluturimin që u bë të premten.
Lajmi vjen si një goditje në prag të ceremonisë hapëse që mbahet të premten dhe shton dilemat nëse vendimi për t’i mbajtur Lojërat Olimpike gjatë pandemisë ishte i drejtë.
Është thënë se të prekurit mund të ushtrojnë nëse pranojnë dy rezultate negative në teste brenda 48 orëve.
Një zëdhënës i Asociacionit Olimpik Britanik ka thënë: “Asociacioni mund të konfirmojë se gjashtë atletë dhe dy pjesëtarë të stafit nga ekipi i atletikës, janë identifikuar si kontakte të afërta të një personi, që nuk është pjesë e delegacionit, që doli pozitiv në testin për COVID-19, në fluturimin e tyre të 15 korrikut. Rasti është identifikuar nga shërbimi i raportimit të Tokio 2020 dhe grupi menjëherë ka nisur një periudhë vetizolimi në dhomat e tyre në kampin përgatitor, ashtu si parashikohet më protokollet e Tokio 2020”.
Sipas zëdhënësit, atletët kanë pranuar rezultat negativ në testimin e bërë në aeroport dhe kanë vazhduar të marrin rezultate pozitive pasi kanë arritur në Japoni. Ata janë nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor britanik.
“Ky është një lajm dëshpërues për atletët dhe stafin. Por ne respektojmë plotësisht protokollet. Ne do t’u ofrojmë sportistëve çdo përkrahje gjatë kësaj periudhe dhe shpresojmë se do të jenë në gjendje të kthehen në stërvitje së shpejti”, ka thënë shefi i misionit të Britanisë së madhe, Mark England.
Lajmet për COVID-19 ngadalë po lënë në hije lajmet e tjera për Olimpiadën në Tokio.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.