Tokio 2020

Vazhdojnë protestat para stadiumit olimpik ku po mbahet ceremonia hapëse

 

Protestuesit anti-Olimpiadë janë mbledhur të premten para stadiumit olimpik dhe po i vazhdojnë protestat e tyre edhe gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike.

Protestuesit kanë kritikuar qeverinë japoneze që sipas tyre po i jep përparësi Olimpiadës para shëndetit të popullit të saj. Spektatorët janë ndaluar që të jenë të pranishëm në të gjitha ngjarjet sportive që do të mbahen në zonën e Tokios, me audiencë të kufizuar që lejohet në disa zona periferike.