Tokio 2020

E jashtëzakonshme, Kosova siguron medaljen olimpike

 

Që në ditën e parë të garave në Lojërat Olimpike, Kosova ka siguruar medalje. Është Distria Krasniqi që ka siguruar medaljen e parë për vendin në ngjarjen më të madhe sportive.

Distria është në finale të kategorisë deri 48 kilogramë në xhudo dhe kështu e ka të sigurt medaljen. Ajo në gjysmëfinale e mposhti mongolezen Urantsetseg Munkhbat. Ndaj saj fitoi me “Waza-Ari” të cilin e realizoi në mes të lufës.