Tokio 2020

12-vjeçarja debuton në Lojërat Olimpike

Foto: AP
 

Pingpongistja Hend Zaza, është bërë sportistja më e re që është paraqitur në Lojërat Olimpike të Tokios. 12-vjeçarja shkroi historinë pasi debutoi në garat e pingpongut në Olimpiadë.

Siriania u mposht në takimin e parë nga Jia Liu (Gjia Liu), që ka një përvojë të madhe në ngjarje të tilla. Zaza debutoi në Tokio me humbje 4:0 në sete.