Tokio 2020

Kuka: Dy të arta në dy Olimpiada, rezultati më i madh që ka mundur të arrijë sporti kosovar

 

Trajneri i Kosovës në Xhudo, Driton Kuka ka thënë se dy Medalje të Arta në dy Olimpiada, për Kosovën është rezultati më i madh që ka mundur të arrihet në sport.

Kuka ka thënë për KTV-në se shpreson që edhe xhudistët e tjerë të sjellin medalje për Kosovën ndonëse tashmë janë të relaksuar si ekip pas fitores së Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogram.