Tokio 2020

EJU: Pa asnjë dyshim Distria ishte sportistja e ditës së parë në Lojërat Olimpike

 

Unioni Evropian i Xhudos (EJU) e ka vlerësuar lartë suksesin e Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike. Triumfin e Distrisë në kategorinë deri 48 kilogramë e ka cilësuar triumf të Evropës.

“Pa asnjë fije dyshimi sportistja e ditës së parë në Lojërat Olimpike ishte Distria Krasniqi e Kosovës”, ka shkruar EJU. “Ajo ishte në mision dhe ishte dita e Distrisë. Duke ecur gjurmëve të shoqes së ekipit, Majlinda Kelmendi, Distria mori lavdinë e artë në Nippon Budokan”.